Këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar sot një videoklip mjaft interesant, që është plotësisht i animuar. Aty janë përfshirë personalitete më të shquara të kombit shqiptar.
Videoklipi më i ri i këngëtares së njohur Adelina Ismajli është i veçantë sepse i tëri është i animuar. Klipi është bërë për këngën e saj të mëhershme “Skënderbe”.
Në të janë përfshirë personalitete të shquara të kombit shqiptar që nga Skënderbeu, Mic Sokoli, Ismajl Qemajli, Naim Frasheri, Çerçiz Topulli, Isa Boletini, si dhe heronjtë të historisë më të re të shqiptarëve, Shaban, Adem e Hamzë Jashari, presidenti Ibrahim Rugova.
Në klipin e ri është edhe Nëna Tereze dhe personalitete tjera që lanë gjurmë në historinë e kombit shqiptar.
Publikimin e kripit të ri këngëtarja e ka paralajmëruar dje, në faqen e vet në facebook.
“Kisha pasur nderin tju lajmeroj se me rastin e 100 vjetorit te pavarësisë se kombit tone, po pergatis videoklipin e radhes, qellimi eshte te krijojme nje veper simbol te bashkimit shpirteror kombetar mbareshqiptar. Pershendetje nga zemra, Shqiperi-Kosove”, ka shkruar ajo.
Adelina Ismajli ka kohë që jeton në Zvicër