Ku do të jetë estrada shqiptare gjatë verës


Freskia e detit tashmë ka filluar të ndihet te hundët e këngëtareve tona. Ato do të kënaqen me detin, pavarësisht se në vendet bregdetare shumica e tyre do të mbajnë ndonjë koncert nëpër kafene apo diskoteka të improvizuara të Durrësit, Ulqinit, Velipojës, Sarandës apo të tjerë.
Se sa është e angazhuar tregon edhe këngëtarja Ryva Kajtazi.
Ajo thotë se gjatë kësaj vere do të jetë e angazhuar jo edhe aq në disa mbrëmje muzikore në Durrës dhe në Ulqin.
“Këtë sezon nuk jam edhe shumë e angazhuar me mbrëmjet muzikore në vendet bregdetare. Jam e angazhuar që disa net të këndoj në Durrës dhe në Ulqin”, tha Ryva për Rozë.
Ryva thotë se përpos këtyre mbrëmjeve, ku ka mundësi që të marrë ngjyrë në rrezet e diellit, dëshiron që të kalojë pushimet në ndonjë vend jashtë bregdeteve ku flitet shqip.
“Pushim do të kem gjithsesi, por ende nuk kam vendosur se ku. Sivjet preferoj më shumë të vizitoj një vend që nuk kam qenë më parë. Jam duke e menduar si opsion Spanjën”, ka thënë këngëtarja Ryva Kajtazi .