Deri para se ngjitej në skenë, pakkush i ka besuar lajmit se ylli i skenës botërore, kosovarja Rita Ora, do të përforcojë në kryeqytetin e shtetit, i cili ka mbushur 100 vjet. Megjithatë publiku është ndezur kur ajo ka dalë në skenë e shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Të dy për disa minuta kanë qëndruar në skenë për të përshëndetur njerëzit që kanë mbushur sheshin “Nëna Terezë” në Tiranë, për t’i lënë vend më pas një spektakli me ndriçim që i ka paraprirë edhe daljes në skenë të Ritës. “Mirëmbrëma shqiptarë! Mirëmbrëma Shqipëria, Tirana, Kosova!”, i është drejtuar Rita në shqip publikut, i cili është ndezur komplet. Rita e veshur me një fustan të gjatë dhe me grupin e saj nga Berlini ka perfomuar vetëm pesë këngë. Megjithatë kjo ka mjaftuar që publiku të përjetojë një spektakël të Ritës e cila për një moment ka hyrë edhe në mesin e turmës, të cilën nuk e ka penguar fare shiu
“Faleminderit që erdhët këtu, ju dua shumë. Kurrë nuk do ta harroj këtë”, ka thënë Rita teksa ka kënduar këngën “How we do”. Kjo ka qenë vetëm njëra këngë e Ritës që e ka performuar në Tiranë. Ajo ka performuar edhe hitet e saj si “R.I.P” “Shine Ya Light” e “Hot right now”.

