Tuna çmend policët zviceranë




Javën që kaloi qyteti i Gjenevës ka qenë një nga qendrat më të mëdha evropiane, duke mbledhur gjithë shqiptarët në një vend.
Arsyeja e kësaj mbledhjeje ka qenë pikërisht manifestimi i organizuar, për nder të festës së 100 vjetorit të Pavarësisë.
I gjithë ky koncert kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë ka kushtuar gjysëm milioni euro.
Vetëm salla ku kanë kënduar këngëtarët shqiptarë është paguar 60 mijë franga zvicerane, duke mos përfshirë foninë, ndriçimin, sigurimin, makina e reporterit, ekipi televiziv, regjisori, plus shpenzimet e dy aeroplanëve charter nga Prishtina dhe Tirana për artistët shqiptarë dhe të ftuarit.
Pjesëmarrja e Zhani Çikos me simfoninë e tij, vallëtarët e Rexhep Çelikut, e ka bërë një këtë event si një nga organizimet më të mëdha në diasporë dhe të trasmetuar live në tri kanalet shqiptare.
Ka pasur aq shumë të ftuar këngëtarë saqë ka qenë e pamundur të përcillen të gjithë, theksojnë për suplementin TH&TH, burime që kanë ndjekur eventin.
Sistemimi dhe pritja e këngëtarëve në aeroport ka qenë një nga detyrat më të vështira për organizatorët.
Lapsusi më i vështirë siç treguam ka qenë pritja e këngëtarëve në aeroport dhe përcjellja e tyre përmes zonës VIP e pastaj mbartja e tyre nëpër hotele.
E vetmja që ka pasur një pritje më spektakolare ka qenë Tuna Sejdiu, e cila është pritur me një makinë policie direkt në pistën e aeroportit, ku pas saj janë çmendur edhe policët zviceran, të cilët kanë pasur mundësinë të fotografohen me të.
Ndërkaq emra të njohur si, Ilir Shaqiri, Sabri Fejzullahu, Çun Lajçi, Dafina Zeqiri, Etno Engjujt, nuk kanë qenë të pranishëm për shkak se pagesa e honorareve ka qenë e ulët.
Ndonëse jo për fajin e tyre në këtë event nuk kanë qenë të pranishëm, as grupi Elita 5 pasi në aeroplanin që është dashur të udhëtojnë nuk ka pasur vend.
Tuna Sejdiu, Genta Ismajli, Sinan Vllasaliu, Lori, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Poni, Soni Malaj, Sinan Hoxha, Seldi Qalliu, Fatjeta Barbullushi, Meda, Mimoza Selimi, Kastriot Tusha, Irini Qiriako, e disa këngëtarë të tjerë kanë argëtuar publikun shqiptar.
Moderator i këtij eventi ka qenë gazetari, Adi Krasta ndërsa të ftuar special kanë qenë Kim Mehmeti si dhe Princ Leka me të fejuarën e tij, Elia Zaharia.