VIPAT-Kengetarja shqiptare Bleona Qereti ka mohuar ne faqen e saj ne Facebook lajmin se ajo ka refuzuar nje dreke me kengetaren me origjine kosovare Rita Ora.
“Miq te dashur, po lexoj neper portale te ndryshme online nje lajm aspak te vertete, lidhur me refuzimin e nje ftese qe Rita Ora me paska bere mua per te drekuar.
Nuk kam pasur asnje komunikim me Rita Oren dhe per pasoje, nuk ka pasur asnje ftese nga ana e saj dhe as nga une.
Nuk njihem personalisht me Riten,”- ka shkruar Qereti ne Facebook.
Dy kengetaret kane qene pjese e koncertit te mbajtur me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise ne sheshin “Nene Tereza”.