Një pamje e mrekullueshme mbi liqen, 12 dhoma gjumi, të gjitha me banjo, një qendër fituesi private. E gjitha kjo në Royal Penthouse, suita më e shtrenjtë në botë. Një apartament luksoz me një mobilim prestigjioz, mobilie antike, çarçafë mëndafshi dhe abazhurë kristali. Nëse kërkon të prenotosh në hotelin President Wilson në Gjenevë duhet të jesh i gatshëm të paguash 81 mijë dollarë nata, ose 63 mijë euro. Sot aty qëndrojnë sheikë dhe rokstarë, por dikur frekuentohej nga emra si Bill Clinton, Tony Blair dhe Mikail Gorbaciov.