Ndahen Rita Ora dhe Rob Kardashian


Mediet e huaja sot kanë mbushur faqet me lajmin që, Rita Ora dhe Rob Kardashian, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Që të dy, kohëve të fundit ishin parë shumë shpesh në prani të njëri tjetrit dhe lidhja e tyre ishte më se evidente. Por, sipas, “The Sun”, çifti janë ndarë mes vete për shkak të agjendave të ngarkuara të të dyve.
Dyshimet janë vërtetuar edhe më shumë në momentin kur, Rob e ka fshirë Ritën nga Twitter dhe gjithashtu, i ka fshirë të gjitha fotografitë dhe mesazhet e publikuara nëpër rrjetet sociale.
“ Ata vërtetë se e pëlqenin njëri tjetrit por, duke jetuar njëri në Londër e tjetri në Los Angelos ishte e pamundur që ta mbanin lidhjen “, ka thënë një burim.
Gjithashtu, Rob nuk ka qenë i pranishëm as në ditëlindjen e Ritës siç thuhet, për shkak të një zënke të ashpër që ka pas çifti mes vete. Madje, asnjë nga familja Kardashian nuk i’a ka uruar Ritës ditëlindjen.