Nje prej tyre eshte edhe Afrona Dika, shqiptarja nga Maqedonia e cila jeton ne Zvicer. Ajo shprehet ne nje interviste se nuk do te hezitonte te pozonte nudo per nje fotograf te mire. 20 vjeçarja mori pjese edhe ne reality shoun “Vip Shpia”, i cili perfundoi te henen me fitoren e kengetarit shqiptar Dr.Flori. Bukuroshja shqiptare na tregon gjithashtu per endrrat dhe planet, kush eshte politikani seksi sipas saj, e duke mos e permendur askund kengetarin Valton Krasniqi, i cili pretendon se ka nje flirt mes tyre.
Afrona prej disa vitesh merreni me modelim, mendoni qe ky profesion ju ka hapur dyert e karrieres suaj?
Afrona prej disa vitesh merreni me modelim, mendoni qe ky profesion ju ka hapur dyert e karrieres suaj?
Profesioni i cili me ka hapur shume dyer eshte modelimi, ndersa pasion kam aktrimin dhe deshira ime me e madhe eshte te shfaq talentin tim edhe ne boten e Hollywood-it.
Ju jetoni ne Zvicer, mendoni se eshte nje vend i pershtatshem per te treguar veten ne kete fushe?
Hapi im primare ka qene deshira e madhe qe kam pasur qe femije per nje fotosesion dhe modelim, kurse mbeshtetjen me te madhe e kam gjetur gjithmone ne familjen time ne veçanti tek mamaja ime. Kam pozuar per nje reviste ne Kosove kurse fotosesione kam pasur tek fotografi i njohur Avni Selmani. Ne Zvicer imazhi im ekziston ne shume agjensi te modes dhe ne hapesira te tjera te kesaj fushe.
Karriera juaj sapo ka filluar, cilat jane endrrat tuaja?
Besoj se do te vazhdoj me aktivitete me te medha ne fushen e modes, ndersa enderra ime e thashe edhe pak me siper eshte Hollyeood-i. Por per te arritur deri atje me duhet shume pune.
Shumica e femrave te bukura kane pike te dobet politikanet, ne kendveshtrimin tuaj cili eshte politikani me i pamshem?
Tek Genc Prelvukaj gjej nje permbushje te plote te kritereve, qe bejne njeriun te duket sa me terheqes.
Po pozimin nudo e ke problem, do e beje ndonje fotosesion te tille?
Nuk me paraqet ndonje pengese. Nese fotografite behen te bukura dhe ne menyre artistike pse jo. Por kuptohet qe duhet nje fotograf i mire me te cilin une te ndihem sa me komode.
Jeni perfolur se jeni ne nje lidhje me kengetarin Valton Krasniqi, eshte e vertet?
Nuk do preferoj te flisja per jeten time personale, sepse aktualisht jam fokusuar vetem tek karriera ime. shqiptarja.com