Rita dhe Rihanna bashke



Rita Ora, është emri i fundit i bërë publik nga këngëtarët performues në finalen e “X Factor 2012″ në Britani.
Këngëtarja që ishte anëtare mysafire në jurinë e kësaj gare për talent në fazën e audicioneve, përmbyll listën me shumë yje të ftuar.
“One direction” do të kenë paraqitjen e tyre të tretë në këtë vit, ndërsa kjo do të jetë hera e dytë e shfaqjes në “X Factor” për Rihanna, Rita Ora dhe Emeli Sande.
“X Factor 2012″ vazhdon fundjavën e ardhshme, me mbrëmjen finale në Mançester.