Binjakët Ellie dhe William Trykush, si shumë foshnja të tjera nuk mund të qëndrojnë ulur e as nuk mund të ecin vetë, mirëpo për dallim nga të tjerët, mund të notojnë në pishinë në largësi deri 25 metra.
Prindërit e tyre nuk kanë mundur të besojnë kur e kanë vërejtur këtë, sepse foshnjat kanë vetëm nëntë muaj. Talentin e binjakëve të tyre, për herë të parë prindërit Vic dhe Charley e kuptuan në një kurs notimi.
“Të gjithë u befasuam”, kanë deklaruar prindërit e Ellie dhe William, të cilët janë foshnjat me moshë më të vogël në Britani të Madhe që notojnë pa kurrfarë ndihmese.