U rrëzua një aeroplan... Jo! Në fakt janë xhirimet e një seriali (Video)


Një televizion në Chicago e ka ndërprerë programin e vet për të dhënë lajmin e rrëzimit të një aeroplani në një rrugë lokale, mirëpo shumë shpejtë kanë kuptuar se bëhej fjalë për xhirimin e një seriali televiziv.
Prezantuesit e Channel 9, Larry Potash dhe Robin Baumgarten, morën informacionin për rrëzimin e një aeroplani në rrugën “Martin Luther King Drive”, ndërsa në vend të ngjarjes ishte dërguar edhe helikopteri i tyre për të xhiruar nga afër pamjet.
Dhe derisa po përpiqeshin të kuptojnë nëse ka viktima ose jo, ata marrin vesh se nuk bëhej fjalë për ndonjë fatkeqësi, por ishin xhirimet e serialit, “Chicago Fire”.